Deputeti Agim Bahtiri, pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit sot tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për kapërcimin e situatës së krijuar.
“Ne jemi të gatshëm të japim kontribut për zhbllokimin e kësaj situate”, tha ai.
Bahtiri mohoi se LVV-ja po përpiqet t’i bëjë votat për kryetarin e Kuvendit përmes ofrimit të pozitave të ndryshme edhe jashtë politikës.
“Ne po bëjmë përpjekje që njerëzit që kanë marrë besimin e qytetarëve që ta zhbllokojmë gjendjen. 21 orë janë shumë se jo 21 ditë. Ne jemi për”, tha ai.