7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian kundër hapjes së Urës së Ibrit është i padrejtë dhe i çuditshëm.

Ai ka kujtuar se për këtë çështje kishte edhe marrëveshje në Bruksel dhe tani thotë se qëndrimi i tyre për të ka qenë shumë i rëndë.

Bahtiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 ka thënë se hapja e urës nuk do të paraqesë problem dhe se atë e dëshirojnë të gjithë qytetarët.

“Gjitha sinjalet na qojnë se nuk krijohet asnjë problem nëse hapet ura. S’do të ketë incidente dhe hapjen e kërkojnë gjithë qytetarët edhe serbët dhe kombësitë tjera por edhe shqiptarët. Këmbëngulja e BE-së, padrejtësisht, çuditërisht  për moslejimin  e hapjes së urës më ka ardhë jashtëzakonisht rëndë. Qëndrimi i tyre aktualisht më bëri përshtypje të keqe, nuk e kam prit”, ka thënë Bahtiri.

BE por edhe ShBA janë shprehur kundër hapjes së Urës së Ibrit pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës për një gjë të tillë.

Për këtë ka reaguar edhe KFOR-i duke thënë se ura duhet të hapet me marrëveshje në dialog.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit