23.4 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Bahtiri: Bedri Hamza e hoqi nga buxheti projektin për urën në Mitrovicë

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka folur rreth projekteve të infrastrukturës në Mitrovicë, përfshirë ndërtimin e dy urave të reja qe lidh pjesën veriore dhe jugore të qytetit. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai tha se hapja e urës së Ibrit është domosdoshmëri për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

“Përndryshe, sikur të ishim të gjithë të përgjegjshëm, edhe bashkësia ndërkombëtare edhe njerëzit, ura e Ibrit do të duhej të hapej dhe të ishte e lirë për të dy anët,” tha Bahtiri.

Ai tutje theksoi se tashmë është duke u ndërtuar një urë e re për qarkullim, që sipas tij është shumë e nevojshme për lëvizjen e lirë të mallrave në të dyja anët e Mitrovicës.

“Ne jemi duke e ndërtuar urën e qarkullimit dhe është tepër e nevojshme që mallrat të kalojnë edhe në pjesën e veriut edhe në jug. Kështu që mendoj që është bërë një punë e mirë dhe shpresoj që hapja të ndodhë së shpejti, në fillim të shtatorit,” u shpreh ai.

Bahtiri foli edhe për një urë tjetër mbi lumin Ibër, e cila sipas tij ishte planifikuar të ndërtohej në vitet 2018–2019, por projekti u pezullua.

“Ajo urë ka qenë e planifikuar për qarkullimin e njerëzve, sikurse ka qenë më herët. Por problemi ka qenë kur ne u përleshëm me kriminelët e Radoiçiqit. Pas humbjes së pushtetit, Bedri Hamza e hoqi këtë projekt nga linja buxhetore, edhe pse ishte një projekt i mirë,” deklaroi Bahtiri.

Ai shtoi se kishte zhvilluar takime edhe me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për këtë çështje, por sipas tij ka pasur hezitim për ta nisur projektin.

“Kam qenë dy herë në takim për këtë urë, madje një herë edhe me kryetarin e Komunës së Veriut. Ai më tha se nuk ka leje, por unë tashmë e kisha marrë lejen dhe kisha bërë marrëveshje që të bëhej kjo urë. Nuk e di pse Bedri Hamza nuk ka dashur ta realizojë këtë projekt dhe e hoqi krejtësisht nga buxheti,” përfundoi Bahtiri.

Të ngjashme

Të fundit