6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bahtiri: Asociacioni nuk është temë e brendshme e Kosovës, por marrëveshje mes dy shteteve

- Advertisement -

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se Qeveria e Kosovës shumë shpejt do ta hartoj draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Bahtiri tha se drafti i statutit të Asociacionit nuk ka qenë temë e brendshme e Kosovës, pasi sipas tij nuk ka kuptim diskutimi i kësaj marrëveshje me Serbinë në Bruksel.

“Draft-statutin do ta bëjmë shumë shpejt, me dy ministrat e linjës. Nëse Lajçak thotë që është punë e brendshme e Kosovës ne do ta kryejmë, nëse e kanë trajtuar të tillë, atëherë pse është dashtë me shku ne me fol me Serbinë për çështje tonat dhe po them se do të ndodh kjo”, u shpreh Bahtiri.

Ish kryetari i Mitrovicës, Agin Bahtiri i tha ka qenë edhe në Bruksel si pjesëmarrës në dialogun me Serbinë dhe shtoi se marrëveshja e Asociacionit nuk ka qenë çështje e brendshme por temë që është diskutuar në mes të dy shteteve.

“Për draft-statut ka ndodh prej 2013 ka ndodh, më 2015 kam qenë vet atje nuk ka qenë ajo me bë ne por bisedat nëse bëhen shteti me shtet, nëse është punë e brendshme e Kosovës ne do ta bëjmë vet. Për arsye se ata u thirrshin se ne po diskutojmë me dy përfaqësues shtetëror: të Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo ka qenë marrëveshje me dy shtete, nuk ka qenë marrëveshje e brendshme e Kosovës. Pse kemi shkuar ne në Bruksel? Ata tash kanë dalë në kundërshtim me vetveten. Pse na kanë ftuar në Bruksel? Nuk është vetëm kjo qeveri që ka shkuar, të gjitha, por tash ata thonë duhet me u trajtuar për arsye se me e mbrojt Serbinë nga sanksionet”, u shpreh Bahtiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit