5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Bafti Jakupi “ishte i besuari” i UBD-së për ta shkatërruar irridentën shqiptare, thotë Musmurati

- Advertisement -

Në një rrëfim në Televizionin Dukagjini, ish i burgosuri politik Basri Musmurati ndau përvojën e tij pas arrestimit dhe marrjes në pyetje nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetërorë, e njohur si UDB.

Në “Debat Plus” Musmurati tregoi se pas dhjetë ditësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve, u dërgua fillimisht në burgun e Gjilanit dhe më pas në atë të Prishtinës.

Në Burgun e Gjilanit, Musmurati përjetoi tortura, të cilat ai i përshkroi si të dhunshme.

“Në Gjilan vetëm një torturë e kam pas para se më përcillnin për Prishtinë. Ai i pari që më ka torturuar atje ka qenë një Tefik Mehmeti i Vitisë që ka punuar në Sigurim në atë kohë. Nuk mundem me thanë që ajo ka qenë një torturë shumë e rëndë”, ka thënë Musmurati.

Gjërat u përkeqësuan në Prishtinë, ku torturat ishin të vazhdueshme e më të dhunshme sesa në Gjilan. Musmurati përshkroi se si hetimet filluan menjëherë pas mbërritjes së tij dhe se ai nuk kishte paqe as ditën e as natën.

“Aty nuk ma kanë ndalur drunin as ditë, as natë. Më merrnin në mëngjes në orën 9 e gjysmë më kthenin diku në orën një e gjysë pas dreke… në ora 9 ka qenë fjetja në burg, taman bija me fjet përsëri në 9 e gjysmë më merrnin e më dërgonin në sigurim dhe atje torturat s’jonë nal kurrë asnjëherë”, ka shtuar ish i burgosuri politik.

Musmurati tregoi se Bafti Jakupi ishte konsideruar si një prej njerëzve më të besuar të sigurimit serbo-jugosllav, i njohur si UDB, që pretendonte shkatërrimin e “irridentës shqiptare.”

Musmurati kujtoi komunikimet e Jakupit me sigurimin serb përmes radiolidhjes, ku ai referohej si “Bafti Jakupoviç” dhe përmendte planin për të shkatërruar lëvizjen shqiptare.

“Qohej prej karrigës e lëvizte, a shefe, si je, unë jam këtu, këtu e kam atë profesorin për të cilin të kam folë dhe na duhet edhe pak kohë me shkatrru irridentën shqiptare”, përshkroi Musmurati bisedat e Jakupit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit