15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Baerbock kritikon ashpër Vuçiqin: Po e tensionon situatën në Kosovë

- Advertisement -

Ministret e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ajo e Sllovenisë, Tanja Fajon dhanë garanci se do të shtyjnë përpara anëtarësimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Baerbock ka kritikuar presidentin e Hungarisë, Viktor Orban dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kryediplomatja gjermane në takim me atë sllovene, kritikoi Vuçiqin se po nxit tensione në Kosovë.

Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ministrja e Jashtme gjermane, duke iu referuar politikave të presidentit serb.

Ndërsa, ministrja sllovene foli për ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi ministrja sllovene.

Tutje, ajo foli edhe largimin e një numri të madh të të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që po ndodhë si pasojë e mungesës së perspektivës.

Ata nuk kanë më besim në këtë proces të zgjerimit”, shpjegoi ajo. “Deri në fund të dekadës, ne duhet të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në drejtim të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit