5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Bad Bunny kryeson nominimet për American Music Awards

- Advertisement -

Këngëtari portorikan Bad Bunny është artisti më i nominuar për American Music Aëards 2022, duke lënë pas emra të tjerë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Drake, Beyonce dhe Taylor Swift.

Bad Bunny është  nominuar tetë herë, mes tyre për artistin e vitit ku në garë për të fituar këtë çmim janë edhe 3 artistë të tjerë. Të nominuarit për herë të parë janë artistët Jack Harlow, Latto dhe BLACKPINK.

Bunny vendosi një rekord këtë vit për fitimet më të mëdha që një artisti latin ka mundur të marrë gjatë një turneu muzikor. Albumi i tij “Un Verano Sin Ti” ka rezultuar një sukses i vërtetë ku ka  kryesuar listat e Billboard.

Nëse Bad Bunny fiton të tetë çmimet për të cilat ai është nominuar, ai do të barazonte superyjet e viteve 1980, Michael Jackson dhe Whitney Houston.

Organizatorët kanë shtuar këtë vit një  tjetër kategori  që është çmimi për artistin e preferuar për muzikën koreane. Pretendentët janë BTS, BLACKPINK, SEVENTEEN, dhe Twice.

Nominimet bazohen tek shitjet e albumeve, sa herë është dëgjuar një këngë në radio dhe angazhimi në mediat sociale.

Fituesit do të përcaktohen nga votat e fansave dhe do të shpallen në një ceremoni në Los Angeles që do të mbahet  më 20 Nëntor. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin  televiziv ABC.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit