23.7 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Baci me kritika ndaj Kurtit: …kjo dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht!

- Advertisement -

“Masa e sigurisë” së Qeverisë për mallrat serbe pritet të hiqet pas vërejtjes që shteti ka marrë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky shkrim ka nxitur reagime nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

“Më vjen shumë keq kur shoh se si Kosova dhe qytetarët e saj po paguajnë çdo ditë për vendimet e “gabuara” të kësaj qeverie. Mjafton të analizoni çdo vendim, nga “reciprociteti për targa” e me tutje, dhe do të kuptoni se çfarë ka humbur dhe çfarë ka fituar Kosova.

-Me reciprocitetin për targat…u legalizuan targat ilegale

*Me dërgimin e policisë speciale….u dasht  t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga.

*Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit.

*Pa asnje nevojë, organizojmë zgjedhjet,….tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja. (Sa zhgënjim, sa mundim, sa shpenzime??)😡😡😡

*Ndalojmë mallrat nga Serbia…tani ne vetë po tërhiqemi.

Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”. 😡😡😡

Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.”

Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!

Të ngjashme

Të fundit