6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Baby G flet “pa dorëza” dhe rrëfen të pathënat e VIP-ave

- Advertisement -

Fermerja Baby G në një bisedë me Gledisin dhe Marianën ka ndarë detaje nga fillimet e saj të në rrugën e muzikës si dhe njohjet me personazhet e famshme.

Ajo u shpreh se Dhurata Dora dhe Noizy kanë qenë nga të parët fermerë që e kanë suportuar si artiste. Gjithashtu ajo zbuloi edhe miqësinë me Loredanën, ku tregoi dhe fillimin e lidhjes së kësaj të fundit me Mozzik.

“Këngën time të parë e kam bërë me Getinjon, isha 19 vjeçe. Kida, Mozzik, Getinjo, unë kemi qenë artist të rinj, pothuajse e njëjta moshë. Ka qenë shumë bukur. Loredana ka qenë në lidhje me Mozzik në 2017. Ajo si gangstere. Kemi qenë shumë shoqe me Loredanën. Ka pasur stil shumë. Kam njohur edhe Encën, Xhensilën. Me shumë artist kam punuar atje, me Nora Istrefin gjithashttu. Era Istrefi është shumë e këndëshme. E kam njohur në festivalin e parë, në vitin 2015. Kështu e kam nisur karrierën.

Hapa instagramin në 2014, se kurrë nuk kisha as instagram, as facebook se nuk na lejonte babi. Postoja video duke kërcyer, kënduar, video humoristike. Për 2-3 muaj mu rrit faqja e instagramit. Unë kam pasur zero shoqëri, kam qenë unë babi, mami, motrat. Bëra follow gjithë artistët shqiptarë se gjithmonë i kam dëgjuar.

Dhurata Dora ka qenë e para që më ka suportuar, më vonë Noizy e shumë artist të tjerë. Noizy më ka marrë për një performancë në një festival ku ishin gjithë artistët. Kam bërë kërcimin atje, Andi Murra ishte koreograf. Noizy më hapi derën sepse takova gjithë artistët, bëra performancën më të bukur në jetën time. Bëra intervistat e para nëpër portale. Unë isha duke punuar me Noizy, por babi nuk e ka pëlqyer. Më tha Gordiana ti je 18 vjeç, duhet të shkosh në universitet, jo të kthehesh në Shqipëri”, rrëfeu Baby G.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit