16.1 C
New York
Sunday, September 29, 2024

Buy now

Babë e bir në pranga për fajde, dy vëllezër në kërkim

- Advertisement -

Policia e Kosovës në Gjilan sot ka arrestuar dy persona për fajde. Siç merr vesh Gazeta Insajderi të arrestuarit janë babë e bir.

Mefail Shkodra dhe djali i tij Edonis Shkodra janë arrestuar nga Policia nën dyshimet për fajde.

Ndërsa në këtë aksion kundër fajdeve në kërkim janë edhe dy vëllezër.

 

 

Personi i kërkuar nga Policia e Kosovës i cili ishte edhe ishte cak i tyre është Albert Rexhepi i njohur si “Albert Malisheva”.

Këtë ai e ka konfirmuar edhe përmes një komenti në faqen e RadioStar në Facebook. “Nuk jam në arrati po jam në pushim dhe ju përgjigjna thirrjes së policisë dhe prokurorisë”, ka shkruar “Albert Malisheva”.

I njëjti është kontaktuar edhe nga Gazeta Insajderi por ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga ai.Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro.

 

 

Gjatë operacionit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit