6.3 C
New York
Friday, February 28, 2025

Buy now

Babait të Naim Murselit i miratohet kërkesa për ta parë djalin

- Advertisement -

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli gjatë ditës së premte ka kërkuar leje për të parë të birin.

Sipas burimeve të Klanit, kjo kërkesë i është miratuar.

Më 27 janar të këtij viti, në emisionin “Kosova Today”, babai i Murselit pati deklaruar se nuk e ka vizituar të birin, duke shtuar se nuk mund të flasë më shumë.

Ai potencoi vetëm: “Nuk po mundem asnjë fjalë, nuk e kam vizituar, jam i shokuar”, ishin fjalët e tij.

Ndërsa më 31 janar, Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e ngritur në vrasjen e të ndjerës. Ai para trupit gjykues në seancën fillestare u shpreh: “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit