Home Lajme Babai therr me thikë vajzën në Prizren, raportohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit

Babai therr me thikë vajzën në Prizren, raportohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit

0
Babai therr me thikë vajzën në Prizren, raportohet të ketë qenë nën ndikim të alkoolit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Një person ka therur me thikë vajzën e tij. I njëjti theksohet të ketë gjendje në gjendje të dehur gjatë kryerjes së këtij akti.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, u tha në njoftim.

Gjithashtu u tha se në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe hetuesi policor kujdestar si dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të iniciohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version