Home Lajme Babai që tentoi ta vrasë djalin e tij në Bardhosh dyshohet se ka probleme mendore

Babai që tentoi ta vrasë djalin e tij në Bardhosh dyshohet se ka probleme mendore

0
Babai që tentoi ta vrasë djalin e tij në Bardhosh dyshohet se ka probleme mendore

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të rastit në Bardhosh të Prishtinës, ku babai dyshohet se ka goditur djalin e tij me mjet të fortë në kokë.

Rasti ka ndodhur të enjten në orët e hershme të mëngjesit, në 06:40.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka theksuar se i dyshuari ka probleme të shëndetit mendor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht- goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version