23.4 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

- Advertisement -

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Një 12-vjeçare është abuzuar seksualisht nga babai i saj i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai, raporton “EuronewsAlbania”.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.

30-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje.

Mes lotësh, ajo apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5-vjeçare.

Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij, ka ndodhur vetëm një herë. /EuronewsAlbania/

Të ngjashme

Të fundit