9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Babai mbetet forca ime”, Meriton Korenica flet për periudhën e vështirë, komenton edhe mosftesën nga Kosova

- Advertisement -

Korenica që këtë sezon ka qenë fantastik që kur iu bashkua CFR Clujit, kaloi një periudhë të vështirë, duke u përballur me vdekjen e babait, për të cilin ka qenë mbështetësi më i madh në jetë.

Ylli kosovar në një intervistë për Nacionalen ka komentuar ambientimin te skuadra rumune, mbështetjen e madhe që ka pasur nga klubi në këtë periudhë, si dhe synimet e tij për të ardhmen.

Ai fillimisht deklaroi se ka punuar shumë për të rimarrë vetën, ndërsa është falënderues për ndihmën që ka marrë nga secili te klubi rumun.

“Puna e madhe, përkushtimi dhe dashuria ndaj futbollit është sekreti i sukseseve të mia në futboll”.

“Ambienti i mirë në Cluj, nga presidenti, trajneri me gjithë stafin, lojtarët e deri te tifozët e klubit më kanë ndihmuar në përshtatjen time, duke e përfshirë siç thash më lartë edhe angazhimin tim dhe punën e pandalshme në këtë drejtim”, ka thënë ai për Nacionalen.

Vetëm disa javë pasi i ndërroi jetë babai, Korenica vendosi të kthehet te Cluji për t’iu ndihmuar që të përformojnë sa më mirë në Superligën Rumune.

“Babi ka qenë por edhe mbetet forca dhe përkrahja imë më e madhe, jo vetëm në futboll por edhe në jetë. Dëshirën dhe ëndrrën e babit që e kishte të bëhesha unë futbollist do ta vazhdojë ta jetësojë edhe më tutje. Babi vazhdon të jetë forcë për mua dhe njëjtë u riktheva të ndihmojë ekipin në vazhdimin e rrugëtimit tonë”.

Gjatë kësaj periudhe, Cluji e ka mbështetur shumë Korenicën, ku kemi parë shumë video nga lojtarët e klubit që kanë mbajtur në nder të yllit kosovar.

“Përkrahja e Cluj gjatë javëve të fundit e ka bërë më të lehtë rikthimin tim, dhe normal ishte ndjenjë force shtesë për mua”, tregon Korenica.

Çuditërisht, Meriton Korenica nuk zuri vend në listën e Franco Fodas, mirëpo sulmuesi ka treguar se deri më tani s’është kontaktuar asnjëherë nga përzgjedhësi gjerman, por mbetet i gatshëm sa herë që Kosova e thërret.

“Nuk jam kontaktuar nga trajneri Foda asnjëherë, vendimet janë të tij dhe i respektoj ato. Unë mund vetëm të them se jam i gatshëm për Kosovën kurdo që të ftohem”.

Për fund, Korenica nënvizoi se do ta ndihmojë klubin për të arritur objektivat, derisa në aspektin personal dëshiron të luajë në ndonjë nga ligat e mëdha evropiane.

“Synimet e mia janë ta vazhdojë formën e mirë që jam duke e kaluar, duke e ndihmuar klubin në qëllimet që i kemi si dhe të ngrihem me kohën edhe në liga më të forta evropiane”.

Këtë edicion 27-vjeçari ka zhvilluar nëntë paraqitje për Clujin, duke kontribuar me një gol e një asistim, derisa ka regjistruar edhe dy gola në gjashtë paraqitje në kuadër të

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit