![Babai i Thaçit në gjendje kritike, Specialja i refuzon vizitën Babai i Thaçit në gjendje kritike, Specialja i refuzon vizitën](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1738867023143.jpg)
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iështë lejuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të vizitojë babain e tij të sëmurë, i cili ndodhet në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Miletiq, i cili theksoi se kërkesa për vizitë ishte bërë për arsye shëndetësore të rëndësishme të babait të ish-presidentit.
“Babai i klientit tim, babai i Hashim Thaçit është shumë i sëmurë dhe është shtruar përsëri në spital. Ne kërkuam që Hashim Thaçi t’i lejohej një lirimi të shkurtër, nën mbikëqyrje, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Posaçëm e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit e refuzuan vizitën.”, ka shkruar MIletiq në rrjetin “X”.