5.5 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Babai i Thaçit në gjendje kritike, Specialja i refuzon vizitën

- Advertisement -

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, nuk iështë lejuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të vizitojë babain e tij të sëmurë, i cili ndodhet në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Thaçit, Luka Miletiq, i cili theksoi se kërkesa për vizitë ishte bërë për arsye shëndetësore të rëndësishme të babait të ish-presidentit.

“Babai i klientit tim, babai i Hashim Thaçit është shumë i sëmurë dhe është shtruar përsëri në spital. Ne kërkuam që Hashim Thaçi t’i lejohej një lirimi të shkurtër, nën mbikëqyrje, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Posaçëm e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjykatësit e refuzuan vizitën.”, ka shkruar MIletiq në rrjetin “X”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit