2.4 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Babai i Salih Mustafës në gjendje kritike shëndetësore, Specialja i refuzon kërkesën për vizitë

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burgim, i është refuzuar kërkesa që ta vizitojë babanë që raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore.

Këtë vendim, OVL-UÇK e ka cilësuar si johuman dhe të pakuptimtë.

“Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut”, tha OVL-UÇK në reagimin e saj.

Sipas kësaj organizate, Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për pasojë, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda”.

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.

Të ngjashme

Të fundit