Sot është një ditë speciale në familjen e Elvana Gjatës, teksa babai i saj feston datëlindjen dhe sigurisht, nuk mund të mungonte urimi emocionues i artistes.
Fansat dhe ndjekësit e Elvanës e njohin raportin special që ajo ka me të atin, teksa sot, ka zgjedhur ta urojë me një foto plot dashuri të tyre dhe me fjalët:
“Disiplina , vullneti yt jane frymezim per mua! Te dua sa nuk tregohet. Gezuar ditelindjen Babi im i shtrenjtë!”.
Po ashtu në TikTok, Gjata ka ndarë një video teksa peshkon me të atin, një hobi që mesa duket e ka marrë dhe ajo, e që sërish tregon për lidhjen e ngushtë mes tyre.
@itselvanagjataGezuar ditelindjen babi????