14.8 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Babai i Lamine Yamal shpërthen pas “El Clasicos”: Shihemi në Barcelonë

- Advertisement -

Pas fitores së Real Madridit 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”, babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjete sociale – këtë herë me një postim të shkurtër, por domethënës në “Instagram Story”.

Si babai ashtu edhe Yamal kishin dhënë shumë fjalë para se të niste “El Clasico”, megjithatë katalunasit dukshin të humbur në dominimin e plot madrilen.

“Për fat të mirë, ai është vetëm 18 vjeç. Shihemi në Barcelonë”, shkroi Mounir menjëherë pas fishkëllimës së fundit në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje ku djali i tij ishte një nga të paktët lojtarë të Barcelonës që spikatën pavarësisht humbjes.

Më herët gjatë ditës, Mounir ishte lidhur “live” në Instagram nga kuzhina e tij, duke biseduar me tifozët dhe duke shfaqur humorin e zakonshëm e pasionin për futbollin para ndeshjes së madhe.

Transmetimi i tij plot energji u përhap shpejt në rrjete sociale – një tjetër dëshmi se familja Yamal është tashmë pjesë e qendrës së vëmendjes që rrethon talentin e ri të Barcelonës.

Pas triumfit të Madridit, megjithatë, mesazhi i Mounir kishte një ton ndryshe – një përzierje krenarie dhe qetësie. Fjalët e tij ishin kujtesë se, pavarësisht humbjes, rruga e djalit të tij sapo ka filluar. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit