17.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Babai i Hashim Thaçit thotë se nuk i ndjek seancat gjyqësore në Hagë: Po mërzitna shumë

- Advertisement -

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi, është shprehur se ndjehet “shumë i mërzitur” kur i shikon dhe i ndjek seancat gjyqësore që po zhvillohen nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të luftës.

Thaçi, për emisionin “Five” të Dukagjinit, tha se të rralla janë ato seanca gjyqësore që i ndjek nga televizori.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë më 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre, por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mirë, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mirë. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në borë, e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të “hjekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

“Të drejtit I ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shokë, krejt qorapat me lëkurë, motra e vet ia ka largu e ia ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë duke u përballur me gjykim nga Gjykata Speciale. Ish krerët e luftës  akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit