20.9 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

Babai i Hashim Thaçit: Ditë e natë në borë e në shi, e në fund në burg, e padrejtë

- Advertisement -

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi, në një intervistë për TV Dukagjini është shprehur se ka besim te drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt.

Haxhi Thaçi u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi, sipas tij, ata kanë qëndruar ditë e natë në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e në fund po ballafaqohen me burgim.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë më 19 maj, tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre, por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mirë, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mirë. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në borë e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi I tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të “hjekurat” që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

“Të drejtit I ndihmon Zoti. Kur vijke këtu me shokë, krejt qorapat me lëkurë, motra e vet ia ka largu e ia ka dath prej mrazi. Para sabahi e ka hjek shumë, jo veç ai po krejt kanë hjek”, shtoi ai.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë duke u përballur me gjykim nga Gjykata Speciale. Ish krerët e luftës  akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit