5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Baba në moshën 80-vjeçare, flet mes emocioneve Robert De Niro

- Advertisement -

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Robert De Niro ka zbuluar ndjesitë e të qënurit një baba në moshën 80-vjeçare. Ylli i “Killers of the Flower Moon” ka qenë i përfshirë në disa nga projektet më të mëdha filmike, megjithëse jeta e tij në shtëpi është gjithashtu mjaft e ngarkuar.

Ndërsa shumica e burrave të moshës së tij do të tërhiqeshin dhe do të merreshin me golf, De Niro mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, Gia Virginia, vitin e kaluar.

Fituesi i Oscars, i cili mirëpriti ardhjen e pjesëtarit më të ri të familjes me të dashurën Tiffany Chen, u emocionua në një intervistë të fundit teksa foli për prindërimin e vajzës së tij të vogël.

Duke folur në “AARP The Magazine”, edicioni shkurt/mars, De Niro tha se është mirë të jesh prind sërish në moshën madhore 80-vjeçare.

Gjithçka në të cilën jam zhytur ose kur shqetësohem thjesht largohet kur e shikoj. Është e mrekullueshme”, shtoi ai.

De Niro theksoi faktin se nuk është aq i sigurt çfarë do bëhet e bija kur të rritet, as nuk është i bindur nëse do arrijë ta shohë prej moshës së vjetër, por pavarësisht kësaj, është i vendosur të shijojë të tashmen.

“Ka një mënyrë shumë të ëmbël sesi të sheh, si të jep vëmendje, të vëzhgon dhe ruan”, nisi të thotë Robert teksa u përlot.

Duke u marrë me pelenat e pista pothuajse në çdo dekadë të jetës së tij, aktori po merr një qasje më të qetë ndaj prindërimit këto ditë.

“Nuk bëhet më e lehtë,” shpjegoi ai për “The Guardian” tetorin e kaluar, kur u pyet rreth të qënurit baba në këtë moshë.

Legjenda e aktrimit shtoi: “Është kjo që është. Është në rregull. Dua të them, unë nuk bëj ndonjë punë të rëndë. Unë jam atje, e mbështes të dashurën time. Por ajo e bën punën. Dhe ne kemi ndihmë, e cila është kaq e rëndësishme.”

Njoftimi i De Niros se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë tronditi shumë njerëz vitin e kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit