Një qytetar ka vendosur fotografinë e kryeministrit Albin Kurti në pjesën e prapme të veturës së tij.
Vetura ku është vendosur fotografia e Kurtit krahas hartës së Mitrovicës dhe ku shkruhet “baba ktu”, është parë duke qarkulluar sot në Prishtinë.
Ndryshe, situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë.