Unikkatil erdhi nga Amerika për varrimin sot të vëllait të tij, Mentor Palokaj.
Para njerëzve që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, Unikkatil tregoi për një sherr që vëllai i tij tashm i ndjerë, një sherr të tij e kishte marrë nën përgjegjësinë e tij.
“E pata bo unë një sen, dhe Mentori më i vogël se unë dhe baba e fajsoi atë. Edhe e mbaj mend ai e hëngër ndëshkimin dhe nuk tregoi”, rrëfeu Unikkatili para të pranishmëve në varrimin e të vëllait, Mentor Palokaj.
Të pranishëm në varrim u panë edhe Blero dhe Gold Ag.
Mentor Palokaj u gjet i vdekur në banesën e tij të dielën mbrëma.
Policia kishte bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kishte gjetur një armë dhe substancë të dyshuar narkotike.