22 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Azet detyrohet të tërhiqet nga muzika për një kohë, çka ndodhi?

- Advertisement -

Reperi AZET, i njohur në vendet gjermanofolëse dhe shumë i dashur edhe në publikun shqiptar, ka njoftuar tërheqjen e tij nga muzika.

Përmes një postimi në Instagram, artisti thotë se arsyet familjare e çuan në një vendim të tillë.

Megjithatë, ai premtoi se do të rikthehet shumë shpejt, më i fortë se kurrë.

Më poshtë njoftimi i plotë i AZET-it:

“Fatkeqësisht duhet ta anuloj shfaqjen e planifikuar më 19 shtator si dhe të koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen vërtet shumë keq, sepse isha shumë i gëzuar për të ju parë dhe do të kisha dashur shumë t’i mbaja këto koncerte. Aktualisht nuk është e mundur për mua që t’i realizoj ato.

Megjithatë ka edhe lajme të mira: më 19.09, ashtu siç është planifikuar, del albumi im i ri “Playboys im AMG”. Jam shumë i lumtur që më në fund mund ta ndaj albumin me ju dhe jam shumë kurioz të di a do t’ju pëlqejë. Së bashku me albumin do të dalë edhe një këngë e fundit me një bashkëpunim, që nuk ka ndodhur më parë.

Ndonjëherë ndodhin gjëra në jetë që nuk mund t’i planifikosh. Prandaj më duhet tani për tani të tërhiqem për një kohë. Do të kthehem më i fortë se kurrë!

Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”.

Të ngjashme

Të fundit