Në qoftë se Qeveria Kurti do merrte masat me kohë dhe siç duhet, nuk do ndodhte fare ngritja e çmimit të rrymës për 15 përqind. Vlerësoi kështu, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Po ashtu, Azemi tha se duke nisur nga ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, e disa persona tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë pasur fare haber se çfarë duhet bërë me sektorin e energjisë.
“Mirëpo, një vendim i tillë ka pasur mundësi të mënjanohet, sepse e dimë që Qeveria aktuale dy vite në pushtet, nuk e filloi mbarë me sektorët e energjisë, sepse nuk kanë ditur. As njerëzit të cilët i pozicionuan në pozita, duke filluar nga ministrja Rizvanolli, nuk kishin haber çfarë të bëjnë në sektor të energjisë. Po të kishin marrë masa siç duhet, këtë 15 përqind të ngritjes nuk do ta kishim fare. Në këto dy vite, kemi qenë vetëm në krizë energjetike”, deklaroi Azemi në emisionin “Këndi i Debatit”.
Andaj, Azemi theksoi se tashmë vendimi i ZRre-së për shtrenjtimin e rrymës, mbetet vetëm për tu zbatuar.