11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Azemi thotë se Blloku A5 është lënë qëllimshëm jashtë funksionit

- Advertisement -

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar se puna brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është keqmenaxhuar qëllimshëm.

Azemi, për këtë deklaratë thotë se është bazuar në keqmenaxhim, pasi që Blloku A5 është mbajtur jashtë funksionit për 10 muaj dhe nuk është bërë asgjë për riparimin e tij.

“Deklarata ka qenë e bazuar diku sigurisht, keqmenaxhimi i qëllimshëm është për atë se kur e mban bllokun e termocentralit A5 jashtë funksionit për 10 muaj të tërë dhe nuk bënë asnjë lëvizje, e shpallë gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë dhe e ke vazhduar atë çdo muaj prej vitit 2021. Gjendja e jashtëzakonshme ty të lejon si qeveri për me bë veprime të shpejta, për me kthyer gjendjen në favor të popullatës dhe nuk është bërë asgjë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, me kompaninë me të cilën është dështuar riparimi i Bllokut A5, qeveria është futur në negociata dhe kanë nënshkruar marrëveshje.

“Janë dështuar tenderë për riparim të Bllokut A5 një pas një, pastaj kjo kompani të cilën ne kemi folur shumë dhe ka qenë e ftuar, si dhe njëherë ka dështuar si kompani se nuk i ka përmbushur kriteret dhe është quajtur kompani jo e ligjshme për të vazhduar tutje, pastaj me të njëjtën kompani janë futur në negociata dhe kanë nënshkruar kontratë marrëveshje. Pra, kjo ka qenë e qëllimshme”, tha Azemi.

Azemi, thotë se Blloku A5 nuk do të duhej të ishte fare jashtë funksionit.

“Mbajtja e funksionit jashtë të Bllokut A5 për 10 muaj nuk do të duhej të ndodhte fare. Për 10 muaj rresht ne kemi importuar energji elektrike, për 10 muaj rresht çmimi i energjisë elektrike ka qenë shumëfish më i lartë sesa çmimi që do ta prodhonte termocentrali me Bllokun A5. Atë dallim tani po e paguajmë ne me faturim të energjisë elektrike me shtrenjtim të saj. Si mund të mos thuash që kjo ka qenë e qëllimshme, kur e mban jashtë funksionit dhe nuk bënë asgjë. Unë nuk e di se me çfarë logjike kanë punuar ata njerëz në krye të KEK-ut, i cili tashmë është arrest”, shtoi ai. /teve1.info/

Blloku A5 ishte jashtë operimit që nga korriku i vitit 2022, ku thuhej se për shkak te remontit, ndërsa më datë 07 maj, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se njësia A5 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në prodhim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit