8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Azemi: Qeveria Kurti do të duhej të mos e priste të nesërmen për të ikur

- Advertisement -

Visar Azemi nga LDK ka thënë se Qeveria Kurti ka më së shumti problem me ligjin dhe drejtësinë, derisa ata sipas tij janë zotuar për shtet të së drejtës.

Duke  bazuar në dy vendimet e sotme të gjykatave, Azemi thekson se qeveria e tanishme do të duhej të ikte që tash.

“Në mbrëmje s’punojnë gjykatat, por kjo qeveri do të duhej që të mos e priste të nesërmen për të ikur”, ka shkruar ai.

“Vetëm sot, brenda një dite, dy gjykata vërtetuan tendencat e këtij pushteti për të vepruar kundër ligjit, e madje edhe për ta shkelur Kushtetutën për të disatën herë. Paradite Gjykata Komerciale i dha të drejtë Klan Kosovës, duke stopuar përpjekjet e pushtetit për të shtypur fjalën e lirë dhe për të instaluar frymën autokratike”.

“Pasdite Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publik, duke ia pamundësuar këtij pushteti kapjen e radhës, ndërkohë që shënon edhe një shkelje të kësaj qeverie mbi aktin më të lartë juridik të shtetit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit