16.7 C
New York
Sunday, September 7, 2025

Buy now

Azemi: Punëtorët e sektorit privat në gjendje alarmante, paga nuk mjafton as për nevojat minimale

- Advertisement -

Gjendja e punëtorëve në sektorin privat të Kosovës po përshkruhet si shqetësuese. Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur alarmin se paga mesatare prej rreth 350 deri në 370 euro është larg së qeni e mjaftueshme për të përballuar jetesën.

Ai theksoi se, sipas standardeve ndërkombëtare, të ardhurat mujore të një punëtori duhet të jenë të mjaftueshme për të mbajtur një familje me katër anëtarë, ndërsa në Kosovë, siç tha, kjo shumë nuk mbulon as shpenzimet e një individi.

Sipas tij, vështirësitë bëhen edhe më të mëdha me ardhjen e dimrit dhe fillimin e vitit shkollor, kur shpenzimet familjare rriten dukshëm.

“Kemi dy kategori të punëtorëve të sektorit privat, punëtor që punojnë direkt në menaxhimin e pronarit të kompanisë private që e kemi një gjendje paksa sa ma stabile. Përderisa gjendje më të rëndë e kemi te ato kompani që kryejnë shërbimet për institucionet publike dhe institucionet e kuvendeve komunale. Këtu kemi një gjendje jashtëzakonisht të rëndë sepse nëse e marrim një pagë mesatare tek kompanitë publiko-private që i quajmë ne, paga e tyre është diku rreth 350 deri 370 euro”.

“Me një kosto të tillë, me këto shpenzime tani më fillon sezoni i dimrit, ka filluar edhe sezoni i mësimit, paramendo se çfarë mund të bësh me një pagë prej 370 euro, ku sipas normave ndërkombëtare, një pagë e një punëtori duhet t’i mbuloj kërkesat e katër anëtarëve të familjes, e cila me këtë pagë që po e marrin nuk mund të mbuloj kërkesat e as një personi. Ne e dimë se si po jetojmë, ne po e dimë se si po shkojmë tutje”, tha Azemi për Ekonomia Online.

Të ngjashme

Të fundit