8.2 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Azemi për rritjen e çmimit të rrymës: Abuzim me durimin e qytetarëve

- Advertisement -

 

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka reaguar ashpër ndaj propozimit për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës, duke e cilësuar këtë veprim si një abuzim me durimin e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Azemi tha se ky vendim vjen në një kohë kur qytetarët po përballen me çmime të larta dhe pasiguri ekonomike.

“Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve, në një kohë kur janë duke u përballur me çmimet e larta dhe pasigurinë ekonomike.

Është shumë e qartë është se ky është një vendim për interesat e grupeve të caktuara që po e shfrytëzojnë situatën për përfitime personale.

Ky është një akt i papranueshëm dhe i padrejtë dhe është një tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie që nuk mendon për qytetarët e saj.” – tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit