15.6 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Azemi për raportin e DASh: Kjo qeveri që thirrej në luftën ndaj korrupsionit, është e zhytur në afera

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së LDK-së Visar Azemi ka reaguar pas raportit ë DASh i cili theksoi “korrupsionin serioz qeveritar”.

Azemi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook përmendi faktin se si Qeveria Kurti u doli në mbrojtje Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.

“Ky pushtet po sjell veç dëme. Kjo qeveri që thirrej në luftën ndaj korrupsionit, është e zhytur në afera. Dëmet që po ia sjellin vendit janë milionëshe. Këtë po e themi prej kohësh. Këtë po e thotë edhe raporti i DASH-it”, ka shkruar Azemi ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit alarmon për korrupsionin që është zhytur kjo qeveri e ky pushtet. Ky raport konfirmon të gjitha akuzat që i kemi bërë ndaj kësaj qeverie për afera korruptive dhe për mbrojtjen që i është bërë njerëzve të korruptuar. Specifikisht, raporti nënvizon se qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektshmëri dhe liston këso shqetësime.

Ky pushtet që me të gjitha kapacitetet e tij i doli në mbrojtje Martin Berishajt e Nagip Krasniqit, që ministrat e tij përballen me drejtësinë e që 240 milionë euro nënshkroi 889 kontrata njëburimore, po merr vërejtje serioze nga raporti amerikan. Përveç për korrupsionin serioz qeveritar, raporti flet edhe për problemet me pavarësinë e gjyqësorit, ku qeveria vazhdimisht ka ndërhyrë. Shumë herë edhe duke e sulmuar këtë sistem.

Ky pushtet po sjell veç dëme. Kjo qeveri që thirrej në luftën ndaj korrupsionit, është e zhytur në afera. Dëmet që po ia sjellin vendit janë milionëshe. Këtë po e themi prej kohësh. Këtë po e thotë edhe raporti i DASH-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit