Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e quan pushtet të korruptuar dhe autokratik qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për të cilën dje u raportuan dallavere me blerje të vajit në Poloni, sot mori vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Është i njëjti dikaster qeveritar që në njërën anë në mënyrëtë dyshimtë ka paguar për mall që s’e ka pranuar kurrë, e ku përfshihen njerëz të afërt të kryeministrit si sekserë; e në anën tjetër, merr vendime kundër fjalës së lirë dhe bën përpjekje t’iu mbyllë mediave gojën e për të minuar demokracinë”, shkruan Azemi.
“Ky është pushteti i skandaleve korruptive dhe i tendencave autokratike. Krejt çka shohim nga kjo strukturë udhëheqëse janë keqpërdorimet,
veprimet e dëmshme dhe tentimi për të futur në kontroll çdo gjë. Kjo është e rrezikshme dhe duhet të ndalet”.