Home Lajme Azemi: Ngritja e pagës minimale është bërë sa për sy e faqe

Azemi: Ngritja e pagës minimale është bërë sa për sy e faqe

0
Azemi: Ngritja e pagës minimale është bërë sa për sy e faqe

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës e respekton ndryshimin e pagës minimale, por që e konsiderojnë “sa për sy e faqe”.

Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi thotë se nga ky ndryshim humbjen më të madhe do ta ketë Qeveria.

“Realisht, është bërë një ndryshim sa për sy e faqe… Ne e përsërisim, paga prej 264 euro po të bisedohet është sikur të bisedohet për borën e parvjetit…të gjitha llogaritë i kemi bërë, humbësi më i madh në këtë rast, në rend të parë jemi ne si punëtorë, por nesër humbës më i madh sesa ne do të jetë Qeveria e Kosovës, sepse te këta punëtorë që paguhen me këtë pagë, janë vetëm punëtorë që paguhen nga buxheti i Kosovës”, deklaroi ai në  Tëvë 1.

Exit mobile version