8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Azemi: Mungesa e investimit në prodhimin e energjisë mund t’i konvenojë mafisë energjetike në krye me Martin Berishajn

- Advertisement -

Visar Azemi i LDK-së, përmes një statusi në Facebook ka shkruar në lidhje me situatën energjetike në vend. Azemi duke marrur shkas nga Blloku A5 që sipas tij prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13 % të asaj që i nevojitet Kosovës, por që sipas Azemit mungesa e investimeve në të, e që qytetarëve po i kushton rreth 1 milion import ditor.

E krejt kjo sipas Azemit i konvenon mafias energjetike në krye me Marin Berishajn, për t’u shndërruar në bankomat siç e quan si, për kryeministrin.

Statusi i plotë:

Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të asaj që i nevojitet Kosovës. Mirëpo, ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.

Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.

Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku e do të ishte menaxhuar si duhet, nuk do të kishte pasë nevojë për këtë ngritje të çmimit prej 15%.

E krejt kjo situatë e krijuar me mungesën e vullnetit për të investuar në kapacitete të prodhimit duket të jetë e qëllimshme dhe mund ti konvenojë vetëm mafisë energjetike ne krye me Martin Berishaj, për tu shndërruar në bankomat për Kryeministrin!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit