Vizar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar dëshmi në KEDS për siç ka thënë ai që qytetarët e vendit po vidhen nga njehsorët elektrikë, raporton Ekonomia Online.
Ai, ka kërkuar edhe takim me menaxhmentin e KEDS-it, por se të njëjtit nuk kanë pranuar që të takohen, madje s’i kanë pranuar as dëshmitë.
“Menaxhmenti nuk deshi të takohet, besa as dokumentet me i pranu, vetëm i lamë aty. Më sillën pak nëpër korridore. Kjo është për të ardhur keq, sepse nuk duan asnjë përgjigje me ta dhënë, as zyrtarisht as jozyrtarisht. Unë tash e di adresën, do t’i drejtohem ministrisë, atje ku janë përgjegjësit kryesorë për monitorimin e këtyre njësorëve elektrikë. Pastaj në ZRRE dhe në fund në prokurori. Uroj që kjo të ketë një epilog, sepse këtë hajni duhet me e ndalë bashkërisht”, ka thënë Azemi.







