4.4 C
New York
Tuesday, January 6, 2026

Buy now

Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë të sektorit privat kanë emigruar për katër vite

- Advertisement -

Punëtorët në sektorin privat dhe publik janë përballur me përkeqësim të ndjeshëm të kushteve ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2025-të, si pasojë e mosformimit të institucioneve të reja dhe funksionimit të vendit me Qeveri në detyrë për gati një vit, raporton Ekonomia Online. Përfaqësuesit sindikalë kërkojnë që Qeveria e ardhshme të veprojë menjëherë, duke vendosur në prioritet dialogun social, rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjeve të pazbatuara ndër vite.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se punëtorët janë lënë pa mbrojtje institucionale dhe se premtimet e dhëna që nga viti 2021 nuk janë realizuar.

Sipas tij, inflacioni ka përkeqësuar edhe më tej gjendjen ekonomike të punëtorëve të sektorit privat, duke i bërë ata më të varfër se kurrë më parë, ndërsa dialogu social ka munguar pothuajse tërësisht.

Azemi ka theksuar se gjatë katër viteve të fundit mbi 200 mijë të punësuar, kryesisht nga sektori privat, kanë emigruar, duke e cilësuar situatën si alarmante.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe për moszbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se ka punëtorë që vazhdojnë të paguhen nën nivelin e miratuar, si dhe për vonesat e pagave në kompani publiko-private që financohen nga buxheti i shtetit.

“Për katër vite kemi mbi 200 mijë të punësuar, sidomos në sektorin privat, të ikur, andaj do të thotë nuk e di se ku mund të shkojë më keq. Gjendja është reale sepse ne vetëm sa po mund të mbijetojmë, përndryshe gjendja është jashtëzakonisht tepër e rëndë edhe sot, nëse ndalet, jemi në gjendje jashtëzakonisht shqetësuese. Me këto politika që janë duke i bërë si tërësi, realisht nuk shoh një përmirësim sepse tani deputetët janë mësuar me atë mendje të çoroditur që këta nuk japin llogari dhe nuk punojnë për ata që i zgjedhin, por punojnë për përfitime të tyre personale. Edhe sot kemi punëtorë që nuk po zbatohet vendimi i pagës minimale që është 350 euro, sot po marrin pagë 292 euro. Kemi punëtorë të sektorit privat që paguhen nga buxheti i shtetit, kompani publiko-private që me 3-4 muaj ditë nuk kanë marrë paga, shkaku i kokëfortësisë së njerëzve që i kemi brenda sistemit udhëheqës të shtetit”, tha ai

Të ngjashme

Të fundit