Home Lajme Azemi, LDK: Qeveria po i lë në baltë e midis rrezikut policët

Azemi, LDK: Qeveria po i lë në baltë e midis rrezikut policët

0
Azemi, LDK: Qeveria po i lë në baltë e midis rrezikut policët

Kryetari i LDK-së së Ferizajt, Visar Azemi thotë se Qeveria po u përgjigjet me shpërfillje e injorim kërkesave të shtresave të pakënaqura.

“Kjo qeveri ka treguar aftësi vetëm në krijimin e pakënaqësive. Të pakënaqur mësuesit, mantelbardhët, minatorët, zjarrfikësit, policët e kush jo tjetër. Kërkesave të krejt këtyre, ky pushtet iu përgjigjet ose me shpërfillje e injorim ose duke tentuar t’i shtypë”, ka shkruar Azemi.

Azemi, duke folur për kërkesat e Njësisë Speciale, ka shkruar se Qeveria po i lë në baltë e midis rrezikut policët.

“Sot, para zyreve të këtij ekzekutivi protestuan edhe njësitet më elitare të Policisë së Kosovës. Për herë të parë kjo qeveri i detyroi të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësi. Ata, me punën e guximin e të cilëve zyrtarët më të lartë të shtetit krenohen përditë. Madje, tentojnë që t’i marrin edhe meritat e tyre, edhe kur ata vënë jetën në rrezik. Por, jo edhe të ua paguajnë siç duhet e sa duhet shtesën e rrezikshmërisë. Nuk ua përmbushin kërkesën më bazike. Veç ua përkeqësuan gjendjen. Po i lënë në baltë. Po i lënë midis rrezikut. E turpshme. E papranueshme”, ka shkruar Azemi

Exit mobile version