Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka dhënë doza kritike ndaj qeverisë aktuale nën drejtimin e Albin Kurtit.
Sipas tij, mosveprimi i kësaj qeverie, mbetet arsyeja kryesore pse qytetarët ballafaqohen edhe sot me mungesë të energjisë elektrike.
Siguria dhe stabiliteti ynë energjetik ka shumë aspekte, por mosveprimi i qeverisë Kurti është sot arsyeja kryesore pse nuk kemi furnizim të mjaftueshëm dhe të përballueshëm me energji elektrike.
Dështimi i qeverisë për të investuar në infrastrukturë të re energjetike ka kontribuar në thellimin e krizës energjetike.
Kjo qeveri ka dështuar të trajtojë infrastrukturën e vjetër të energjisë dhe kjo do të çojë në ndërprerje dhe mungesë të energjisë elektrike. Për më tepër, kjo qeveri, siç e pamë edhe në strategjinë e re të energjisë, nuk inkurajon zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, duke rritur kështu varësinë tonë nga burimet dhe importet e kufizuara, dhe duke çuar në rritje të çmimeve dhe ndërprerje të furnizimit”.