16.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Azemi: Kjo është qeveria që po punon që gjthë shtetin me çu drejt humnerës

- Advertisement -

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, ka shkruar në lidhje me emrimin e Bekir Gërgurit si ushtrues i detyrës në së Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut.

Azemi, ka thënë se pushteti që tenton me i kapë KREJT. Kjo është qeveria që po punon që gjithë shtetin me çu DREJT humnerës. Kjo është KREJT dhe DREJT e Vetëvendosjes.

Postimi i plotë:

Derisa ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, përballet me drejtësinë si i dyshuar për dallavere të shumta dhe keqpërdorim detyre, sot është emëruar Bekir Gërguri në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje.

Bekir Gërguri ka qenë hiç më pak se kandidat për asamble në Obiliq nga partia në pushtet, LVV. Keqpërdoruesi Krasniqi u zëvendësua me një militant tjetër. Një dëshmi shtesë që kjo qeveri ka për qëllim kapje e çdo ndërmarrjeje, çdo bordi e çdo institucioni.

Gjendja në KEK dihet mirëfilli se si është. Keqmenaxhimi nga njerëzit e pushtetit aty, i ka kushtuar Kosovës disa herë me miliona. Edhe keqpërdorimet për interesa partiake apo klanore duket se koston e kanë milionëshe. Ndërkohë që këto shumë janë taksa të qytetarëve të vendit, ata vazhdojnë ta paguajnë rrymën e shtrenjtuar dy herë nga Albin Kurti. Rëndë e më rëndë për ta, e rehatime për militantë dhe favorizime për mafinë energjetike.

Ky është pushteti që tenton me i kapë KREJT. Kjo është qeveria që po punon që gjithë shtetin me çu DREJT humnerës. Kjo është KREJT dhe DREJT e Vetëvendosjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit