10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Azemi i LDK-së: Për 2 vjet, qeveria ndau 100 milionë euro për rrymën në veri

- Advertisement -

Gjykata Supreme ka vendosur se qytetarët e Kosovës kanë të drejt që t’i kërkojnë paratë që iu faturuan për rrymën në veri.

Në lidhje me këtë, anëtari i LDK-së, Visar Azemi, e quajti fat se ankimimet kanë mbërri deri në Supreme dhe se vendimi i fundit i kësaj gjykate ishte në favor të qytetarëve.

Azemi tha se qytetarët e pjesës tjetër të Kosovës, kanë paguar rrymën për veri drejtpërdrejt nëpërmjet faturave të energjisë elektrike, ndërsa sipas tij, në 2 vitet e fundit, qeveria i ka ndarë rreth 100 milionë euro për të njëjtën gjë.

“E kemi së fundi, ku në 2-vjetorin e kësaj qeverie, ku e shohim se shifrat kanë shkuar deri në 100 milionë euro për faturim të energjisë elektrike në veri dhe ky vendim i gjykatës është vendim shumë i drejt”, tha Azemi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se pas vendimit të gjykatës, duhet përfshirë edhe qeveria duke ndarë mjete, pasi sipas tij, KEDS-i i ka bërë shpenzimet, ndërsa të njëjta janë premtuar nga ZRrE-ja.

“Pra, operatori ekonomik [KEDS] s’ka më barrë që ta bëjë rimburësimin e këtyre shpenzimeve, por duhet që të përfshihet edhe qeveria dhe të gjejnë rrugën se si duhet të menaxhohet kjo situatë”, tha Azemi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit