Azemi i LDK-së i kundërpërgjigjet Bajqinovcit të VV-së: Pse Mefaili po e mbron hajninë?

- Advertisement -

Pas dyshimeve të ngritura nga LDK-ja për vjedhje të rrymës nga këta njehësorë, kishin pasuar reagime nga VV-ja, me ç’rast Bajqinovci ka thënë se ata ishin vendosur në kohën kur me vendin qeveriste Isa Mustafa.

“Pse Mefaili po e mbron hajninë? Heshti 6 vjet për një skandal që vetë thotë se e paska ditur më herët. Hera e parë që foli, nuk kërkoi drejtësi, e mbrojti hajninë. Dhe sot po mashtron. Po e largon vëmendjen, e po e mbronë mashtrimin më të madh energjetik. Njëhsorët nuk janë “Iskra”. I kemi 877 mostra. Shihni vetë nëpër shtëpi. Por edhe sikur të ishin, hajnia është hajni, edhe po të ishte e vet Mefailit. Sepse problemi nuk është emri i pajisjes. Problemi është faturimi i padrejtë, abuzimi dhe mungesa e përgjegjësisë.”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se kushdo që e ka ditur problemin dhe ka heshtur është bashkëpërgjegjës.

“Kush del dhe e relativizon sot këtë skandal, po e mbron këtë hajni. Prandaj pyetja mbetet e njëjtë: Mefail, pse po e mbron hajninë? Këto ditë do të vazhdojmë me zbardhjen e plotë të këtij skandali; deri në Prokurori.”, ka shkruar anëtari i kryesisë së LDK-së.

Të ngjashme

Të fundit