29.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Azemi: Bizneset e qytetarët në Ferizaj sot e dje s’kanë pasur rrymë, pa asnjë shpjegim

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka thënë se qytetarët dhe bizneset në Ferizaj sot dhe dje janë përballur me mungesë të rrymës.

Sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur pa ndonjë shpjegim.

“Si në dimër, si në verë, qytetarët e Ferizajit po përballen me mungesë të rrymës.

Sot dhe dje, qytetarët dhe bizneset nuk kanë pasur rrymë, pa asnjë shpjegim.

Duke qenë që Ferizaji është qendra e dytë ekonomike në Kosovë – me një numër të madh të bizneseve, sidomos atyre prodhuese – ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës iu shkaktojnë humbje të mëdha bizneseve në qytetin tonë” – ka thënë ai.

Tutje, Azemi ka shtuar:

“Kam propozuar ndërtimin e Centralit me gaz amerikan në Ferizaj, e që do të garantonte furnizim stabil me energji për komunën tonë dhe të gjithë vendin.

Një investim që sjell siguri energjetike, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune”.

Të ngjashme

Të fundit