Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla – “Daja”, ka vizituar familjen e heroit të kombit, Adrian Krasniqi në Tiranë.
Në këtë vizitë, komandant “Daja” ka nderuar familjen Krasniqi, e cila për breza të tërë ka mbajtur gjallë vlerat më të larta atdhetare dhe sakrificën e pashuar për lirinë e Kosovës.
Familja Krasniqi, e njohur për virtytet e saj të larta patriotike dhe përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes kombëtare, mbetet një shembull i qëndresës dhe i krenarisë sonë historike.
Shtëpia e tyre, dikur bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte strehë, mbështetje dhe simbol i rezistencës në kohët më të vështira të luftës për liri.
Nderimi për heroin e kombit, Adrian Krasniqi, dhe respekti për familjen e tij janë dëshmi se sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i familjeve të tyre janë themeli i lirisë dhe i shtetësisë sonë.






