Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK dhe djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar Azem Sylën pas një vizite në familjen e tij.
“Miku i babait tim, miku im dhe miku i familjes, Azem Syla, na vizitoi dhe më dha mbështetje të pakursyer në këtë garë zgjedhore. Kjo mbështetje më jep forcë dhe kurajo për të ndjekur rrugën e babait dhe të brezit të tij, duke punuar për të mirën e popullit tonë”, tha Krasniqi.
Ai e cilësoi Azem Sylën si një simbol të qëndresës dhe përkushtimit kombëtar, duke vlerësuar rolin e tij si bashkëudhëtar të Jakup Krasniqit në rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Postimi i plotë:
Në familjen tonë ishte për vizitë miku i babait tim, miku im dhe miku i familjes, Baci Azem, të cilin e falënderoj shumë për mbështetjen pa rezerva në këtë garë zgjedhore. Mbështetja jote më jep forcë dhe kurajo për të vijuar rrugën e babait dhe të brezit tuaj, duke punuar me përkushtim për të mirën e popullit tonë.
Baci Azem nuk është vetëm një mik i familjes sonë, por një simbol i qëndresës dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare. Për babain tim, ai ka qenë gjithmonë një bashkëudhëtar në rrugën e vështirë, por fisnike, drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.