23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Axha i 15-vjeçares nga Kosova që mbeti e vrarë në Austri: Mbesa jonë humbi jetën tragjikisht – Lutemi per shpirtin e saj

- Advertisement -

Familja e vajzës nga Kosova që mbeti e vrarë nga sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë, kanë reaguar lidhur me humbjen e vajzës së tyre, 15 vjeçares, Lea Bajrami.

Muhabi Bajrami, axha i vajzës së ndjerë, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, njoftoi se tragjikisht mbesa e tij, Lea humbi jetën.

Ai falënderoi të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këto qaste të vështira.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë familjarët e miqtë, që mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit