Një vit pas lidhjes së tyre, këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe muzikanti Mod Sun janë zyrtarisht të fejuar. Çifti kanë shkëmbyer unazat në Paris.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/04/avril3-1024x683.jpg)
“Ishte propozimi më i bukur e më romantik që mund të kërkoja ndonjëherë. Ishim në Paris me një varkë në lumin Senë. Kishim një violinist, shampanjë dhe trëndafila. Ndihej sikur koha ndaloi vetëm për ne të dy atë moment”, thotë 37-vjeçarja ekskluzivisht për revistën “People”.
Fotot e postuara në rrjetet sociale nga vetë artistja kanë marrë vëmendjen e të gjithëve. Mod shihet i ulur në gjunjë përpara kullës Eiffel. Ajo çfarë mund të shihet qartë është edhe unaza e fejesës në formë zemre.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/04/avril2-821x1024.jpg)
Lavigne ka qenë e martuar dy herë më parë ndërsa Mod Sun ishte në lidhje me ish-aktoren e Disney, Bella Thorne. Dyshja filluan të takoheshin ndërsa bashkëpunonin për albumin e saj muzikor, “Love Sux”.