24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Avril Lavigne dhe Tyga, çifti më i ri i showbizz

- Advertisement -

Avril Lavigne dhe Tyga janë zyrtarisht çifti më i ri i shoëbizz. Dyshja kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë gjatë një eventi në Javën e Modës në Paris.

38-vjeçarja dhe 33 vjeçari u fotografuan nga paparacët duke ndarë një puthje pasionante mes tyre ndërsa u panë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin.

Dy artistët nuk mund të fshinin buzëqeshjen nga fytyrat e tyre teksa ndanin këto momente para të pranishmëve. Lidhja e re e dashurisë vjen pasi Lavigne i dha fund fejesës me muzikantin, Mod Sun me të cilin u fejua në Mars të vitit 2022.

Ndarja e tyre u konfirmua nga mediat e huaja të cilat bënë me dije më herët se muzikanti e vuajti ndarjen nga Avril. Ai ndau me ndjekësit postime të shumta të cilat i referoheshin ndarjes së dhimbshme nga artistja 38-vjeçare.

Të ngjashme

Të fundit