Sot janë intervistuar pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, ku kanë marrë pjesë në monitorimin e këtyre intervistave përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga mediat dhe i njejti është përcjellur nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës-RTK.
AVONET si monitoruese e këtij procesi të rëndësishëm, shpreh vlerësim të thellë për punën e komisionit intervistues, të cilët kanë qenë transparent dhe meritor në vlerësimin e të pesë kandidatëve.
Poashtu, AVONET thekson në këtë intervistim nuk ka pasur diskriminim e as favorizim të kandidatëve potencial gjatë intervistimit.
“AVONET shpreh gatishmërinë që të jap kontributin në çdo proces ku është e nevojshme llogaridhënia dhe transparenca, e cila është parakusht për një shoqëri demokratike”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, merret vesh për të marrë këtë pozitë është rekomanduar Blerim Isufaj.
Ndryshe, më 17 mars KPK ka publikuar konceptdokumentet e kandidatëve, në të cilat të njëjtit kanë paraqitur vizionin e tyre nëse do të zgjedhën në këtë pozitë. /Scanner/