Home Lajme AVONET: Prishtina s’po e zbaton vendimin e Gjykatës, të hetohet “loja e rrezikshme”

AVONET: Prishtina s’po e zbaton vendimin e Gjykatës, të hetohet “loja e rrezikshme”

0
AVONET: Prishtina s’po e zbaton vendimin e Gjykatës, të hetohet “loja e rrezikshme”

Sipas këtij rrjeti, Prokuroria Themelore duhet të merret me këtë rast, pasi edhe pas vendimit të Gjykatës Komuna e Prishtinës nuk I ka ndalur punimet, të cilat ia kishte pezulluar gjykata.

Deklaratë për plotë për media:

𝐋𝐎𝐉𝐀 𝐄 𝐑𝐑𝐄𝐙𝐈𝐊𝐒𝐇𝐌𝐄 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐄𝐒 𝐒𝐄 𝐏𝐄𝐑𝐏𝐀𝐑𝐈𝐌𝐈𝐓

𝐙𝐲𝐫𝐚 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞𝐬 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐀𝐤𝐭𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞𝐬

𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞s

𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐢𝐧𝐢𝐜𝐢𝐦 𝐭𝐞 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧𝐞 𝐓𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐞

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ashtu edhe siç ka deklaruar në deklaratën për media të datës 25.10.2023, informon publikun se ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë dhe se punimet në këtë projekt janë duke u zhvilluar ende nga operatori ekonomik. Andaj i kemi bërë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërrmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedente të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë.

Andaj, me datë 24.10.2023 ne ju jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, me kërkesë për qasje në dokumente publike dhe informacion, kërkesë e cila derivon si e drejtë ligjore nga dispozitat e Ligjit për Qasje në Dokumente Publlike, duke i kërkuar këto informacione:

1. A është duke u zbatuar në tërësi Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, rrjedhimisht a janë ndaluar punimet në rrugën “Xhim Xhema / Rruga A?

2. A ka nxjerrë ndonjë vendim Komuna e Prishtinës, për pezullimin e punimeve në rrugën “Xhim Xhema / Rruga A”, me qēllim zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 17.10.2023, të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale?

3. A ka dalë inspektoriati kompetent i Komunës së Prishtinës, në vendin e ngjarjes?

Me datë 27.10.2023 Komuna e Prishtinës në adresën tonë elektronike avonet.rks@gmail.com, ka dërguar përgjigjjet në lidhje me informacionet që ne i kemi kërkuar. Sa i përket pyetjes së parë Komuna e Prishtinës shprehet se ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht Aktvendimin e gjykatës, në përgjigjjen e dytë ata shprehen se përderisa nuk e kanë pranuar ende Aktvendimin nuk mund të deklarohen për përmbajtjen e tij, kurse në përgjigjjen e tretë ata shprehen se kanë parshtruar kërkesë pranë gjykatës për të ndërhyrje në Konfliktin Administrativ në fjalë, që të paijsen me shkresat e lëndës, por ende nuk kanë pranuar përgjigjje nga ana e gjykatës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me këto përgjigjje nga ana e Komunës së Prishtinës, për faktin se ekzistojnë fakte të pakontestueshme të cilat dëshmojnë se Komuna e Prishtinës ka qenë absolutisht në dijeni në lidhje me Aktvendim KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Duke patur parsysh që Aktvendimi në fjalë ka qenë edhe objekt diskutimi nga shumica e mediave dhe opinionit publik në Kosovë është shumë e çuditshme dhe njëherit e papërgjegjshme nga ana e Komunës së Prishtinës të shprehen se nuk janë në dijeni për Aktvendimin, sepse të njejtën nuk e kanë pranuar ende zyrtarisht. Për më tepër ata nuk mund të e pranoni zyrtarisht këtë Aktvendim sepse nuk ishin palë direkte në këtë procedurë, kurse si palë e interesit sipas përgjigjjes së tyre ata kërkojnë qasje në shkresat e lëndës dy ditë pasi që Aktvendimi është marrë nga Gjykata Komerciale, pra me datë 19.10.2023. Për ne kjo kërkesë e parshtruar 2 ditë pas marrjes së Aktvendimit nga ana e Gjykatës është veprim jashtëzakonisht i dyshimtë, për faktin se nëse e shohim historikun procedural të kësaj lënde të trajtuar nga Gjykata Komerciale vërejmë se ka pasur disa Aktvendime nga dy shkallët e kësaj gjykate, mirëpo deri dy ditë pas Aktvendimit të fundit të datës 17.10.2023 Komuna e Prishtinës nuk ka bërë kërkesë për qasje në shkresat e lëndës si palë e interesit në këtë konflikt administrativ. Ky veprim për ne si AVONET është një tregues jashtëzakonisht i qartë që Komuna e Prishtinës ka qenë në dijeni në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës Komerciale.

Si fakt i parë i cili demanton përgjigjen e Komunës së Prishtinës, është deklarimin publik i të parit të Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, ku me datë 20.10.2023 përmes llogaris së tij zyrtare në rrjetin social Facebook shprehet së është i njoftuar për Aktvendimin në fjalë dhe gjithashtu bënë cilësime të rrezikshme mbi përmbajtjen e Aktvendimit. Si fakt i dytë që demanton që Komuna e Prishtinës nuk ka qenë në dijeni, për Rrjetin e OJQ-ve AVONET është edhe publikimi i Aktvendimit me kohë nga ana e Gjykatës Komerciale në ëeb faqen zyrtare të saj, ku edhe mund të kenë qasje të gjithë personat e interesuar.

AVONET konsideron se duke pasur parsysh faktet, provat dhe argumentet e prezentuara se janë përmbushur të gjitha elemente e figurës së veprës penale (Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore) nga neni 394 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, andaj ka parshtruar kërkesë zyrtare për inicimin e hetimeve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj subjekteve të përfshira në këtë rast, për faktin se konsideron se janë shkelur rëndë dispozitat e lartëcekura të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo qasje nga Komuna e Prishtinës është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe po shkakton shumë pasoja negative në sistemin e drejtësisë, duke proklamuar dhe promovuar qasje të rrezikshme mbi sundimin e ligjit, pasi që vendimi gjyqësor nuk po ekzekutohet nga Komuna e udhëhequr nga Përparim Rama, e që këto sjellje po zvogëlojnë integritetin e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Me respekt,

Zyra për Informim

Rrjeti i OJQ-ve AVONET

Exit mobile version